Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zamira Durda pas vendimit të GJKKO për dosjen ‘Gërdeci’: Lajm i mirë dhe i pritshëm

11:24 / September 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gerdeci zamira durda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Është një vendim i pritshëm dhe i kënaqshëm, kisha kaq vite që prisja, por gjithsesi ka ende shumë pengesa të tjera për të arritur atë që kërkoj. Ka hapa të tjerë për të vijuar kjo histori. Do kthehet dhe njëherë tjetër në SPAK, do ketë tjetër dhomë këshillimi”.

Kështu deklaroi në një lidhje telefonike me News24, Zamira Durda që humbi djalin e saj në tragjedinë e Gërdecit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të rihapur këtë dosje dhe për të rigjykuar ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Durda tha se është një lajm i mirë dhe se kërkon një vendim përfundimtar gjykate.
“Është një hap i mirë, për të gjithë. Një lajm i mirë për të gjithë që të paktën të ketë një ndëshkueshmëri. I kam parashtruar të gjitha kërkesat e mia nëpërmjet avokatit edhe pse nuk isha e pranishme.
Këtë kam pritur se për gjithë këtë kohë 14 vjet, kam qenë në të gjitha institucionet dhe shpresa e fundit ishte tek SPAK që unë vura në lëvizje SPAK. Kjo është ajo që prisja, rihapje dhe të ketë një vendim gjykate, a i fajshëm, a i pafajshëm se na bënin karshillëk gjatë gjithë kohës”, tha Durda.

Ajo shtoi se djali i saj sot do ishte 21 vjeç, duke shtruar pyetjen se përse nuk jeton fëmija i saj?!
“Gjithë këto kohë e kaluar me një dhimbje shumë të madhe e duke mos marrë dhe drejtësi dhimbja sa vjen e shtohet. Është dyfishuar dhimbja me mospasjen e drejtësisë. Djali im do ishte sot 21 vjeç, përse nuk jeton fëmija im. Kjo gjë më mundon nga dita në ditë, sa më shumë vite kalojnë dhimbja ime shtohet”, tha Durda.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.