Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Zbuloni cilat janë yndyrnat e shëndetshme që nuk bllokojnë enët e gjakut?

23:06 / September 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrat 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Yndyrnat kanë një reputacion të keq për bllokimin e arterieve, sëmundjeve që lidhen me mbipeshën dhe problemeve të tjera shëndetsore. Megjithatë, jo të gjitha yndyrnat janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Trupi juaj ka nevojë për yndyrnat e pangopura, në mënyrë që të marrë vitamina dhe të ruajë funksionet vitale.

Ndërsa yndyrnat e ngopura dhe të hidrogjenizuara duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur. Përdorimi i tepruar i tyre rrit rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës dhe problemeve kardiovaskulare. Ju ftojmë të njihni shkurtimisht se cilat ushqime përmbajë yndyrna të pangopura dhe cila është sasia e rekomanduar për konsum ditor.

Yndyrnat e pangopura
Sipas të dhënave, konsumimi i tyre përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mund të ndihmojë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Vajrat me sasi të larta të yndyrnave të pangopura janë vajrat si ai i ullirit, lulediellit, susamit, sojës dhe i misrit. Ndërsa ushqimet me bazë bimore si avokadot, arrorët ose farat e lulediellit dhe të lirit, janë tepër të shëndetshme dhe përmbajnë yndyrna të pangopura.

Omega – 3
Një vëmendje të veçantë e meritojnë edhe acidet yndyrore omega-3. Ato ju mbrojnë nga rrahjet e parregullta të zemrës dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare. Omega 3 gjithashtu ju mbron kundër ndonjë sulmi të mundshëm kardiak dhe ngadalësojnë procesin e aterosklerozës. Peshqit janë burimi më i mirë i acideve yndyrore omega-3. Sasia e rekomanduar është të paktën dy vakte me peshk në javë.

Sasia e këshilluar
Për një regjim ushqimor me 2.000 kalori, duhet të konsumoni 44-78 gr yndyrë çdo ditë. Shmangni ushqimin e shpejtë si picat, hamburgerët, mishin e përpunuar, ëmbëlsirat dhe yndyrnat si gjalpi, që janë të ngurta në temperaturën e dhomës.

gjakut yndyrnat zbuloni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

“Kontrolli është dashuri për veten”/ Nis Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

10:09 / October 1, 2026

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.