Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Me kallashnikov dhe kanabis në makinë, arrestohet 33-vjeçari nga Shkodra

15:13 / September 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkoder policia 770x411 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 33-vjeçar me iniciale S.M. është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë

Bashkëpunimi me qytetarët vë në pranga një 33-vjeçar që posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike.  Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponjat” në DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e marra se një shtetas posedonte armë zjarri dhe sende të kundërligjshme me vete, menjëherë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit për të cilin disponohej informacioni.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 33 vjeç, banues në Ganjollë, Shkodër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.