Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi i Agronit për varësinë ndaj drogës: Femra që jetoja vdiq para meje nga mbidoza

18:05 / September 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agroni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, Agroni ka vendosur të rrëfejë jetën e tij të mëparshme në Itali, e cila ka qenë tepër e shthurur.

Ai merrej me shpërndarje droge dhe pavarësisht se ishte burgosur disa herë, ai nuk hoqi dorë nga kjo punë, madje filloi të bëhej dhe ai përdorues dhe të abuzonte më tepër sesa duhej. Agroni tregon momentin përfundimtar që hoqi dorë nga kjo jetesë dhe ishte kur, bashkëjetuesja e tij vdiq nga mbidoza para syve të tij.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti i ndryshimit të madh?

Agroni: Vdiq ajo në shtëpi. Isha tek shtëpia e saj dhe vdiq nga droga. Ne nuk kishim lidhje, ne shisnim gjë tjetër, ajo vdiq nga tjetër gjë. Erdhi policia, i prita unë. Ata e panë që unë isha bërë shumë i dhunshëm, fillova të abuzoja shumë me pijet, drogën. Një natë isha në depresion sepse shoqërinë e largova vetë, nuk doja ta merrja në qafë me këtë femër që isha, nuk po i jepja zgjidhje asnjë gjëje. Si pamje dukesha i saktë, por brenda vetës time isha i shkatërruar.

Vajta në një park një natë dhe i futa thika vetes sime, thoja është e kotë që të rroj më. Nuk kisha më dhemburi as për veten as për njerëzit e mi. Pas kësaj që ndodhi, vajta në një komunitet që Zoti i shpëton njerëzit edhe me probleme. Ata bënin meditim në mëngjes dhe të enjte për të enjte, bënin lutje. Më vonë desha, s’desha më preku dhe mua. Kur bëhej lutja dhe adhurimi më hodhën duart nga mbrapa kur faleshin, kalova në ekstazë sikur kisha pirë drogë. Po ndihesha mirë, po shikoja gjëra, lule, fusha të bukura me lule.

Ardit Gjebrea: Dhe fillove të besoje në Zot, të këndoje, të adhuroje?

Agroni: Pas 4 ditësh, kërkova të pagëzohesha, mbi 300 veta kanë ardhur në pagëzimin tim dhe nuk u ktheva më në jetën e mëparshme.

Agroni tregon se kur njohu bashkëshorten e tij nuk i tregoi për të kaluarën e tij, vetëm i tha që po nis një jetë të dytë, por me kalimin e kohës filloi dhe ajo të mësonte detajet nga jeta e tij. Kur i dëgjonte, nuk i besonte se Agroni ka qenë ai lloj njeri në të kaluarën. /tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.