Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

21 ditë në koma si pasojë e Covid-19, Bujar Qamili rikthehet për herë të parë në skenë

22:26 / September 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujar qamili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Bujar Qamili, këngët e të cilit dëgjohen dhe këndohen nga të gjitha grupmoshat, ka performuar për herë të parë pas pauzës televizive si pasojë e situatës pandemike.

Artisti u infektua para disa muajsh me Covid-19 dhe madje e kaloi sëmundjen në formën më të keqe. Ai kaloi në gjendje kome për 21 ditë dhe eksperienca e tij ka qenë një nga më të vështirat.

Sonte, Bujari u bë pjesë e një skeçi me aktorin Ervis Saliasi, në spektaklin e humorit “Kosherja”, ku elektrizoi të gjithë publikun me këngën e tij “Mi dhe flakë mallit tim”.

 “Në radhë të parë këtu kam ardhur për të nderuar dhe respektuar publikun që është sot këtu. Faleminderit se po krijojmë shumë atmosferë. Na ka marrë malli për duartrokitjet, na ka marrë malli për duartrokitjet e publikut. Kemi një vit e gjysmë që nuk komunikojmë njëri me tjetrin”, u shpreh ai.

Më herët, në një intervistë për emisionin “Rudina”, Qamili ka treguar se gjatë kohës që ishte në intubim u bë aq agresiv, sa mjekët janë detyruar t’i lidhin duart pasi dilte jashtë kontrollit. Këngëtari u shpreh se fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, por atë që kaloi vetë nuk do t’ja uronte as armikut më të keq.

Bujar Qamili rikthehet skene
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

11:19 / June 1, 2026

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.