Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Artur Zheji/ Rama dhe Open Ballkan, gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

23:27 / September 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zheji11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Rama me sa duket e ha dhe e shijon shumë shalqirin. Aq shumë sa, edhe kur duhet të bëjë nënvizime të rëndësishme gjeopolitike, ai, nuk ndahet dot nga shalqiri.

Edhe sot, në Prishtinë, ndonëse u përpoq të mos merrej me shalqirin e Konispolit që zbukuron pemëtoret e Beogradit, si ilustrim pse duhet open ballkani, ai përsëri nuk ja doli. Me studentët në Prishtinë, ai, në zjarrminë e shpegimeve gjeopolitike, për ti dhënë kuptimin e thellë ekonomik të domosdoshmërisë së openballkanit, përmendi përsëri shalqirin e Konispolit.

Freskinë që ai shalqi duhet të ketë për të mbërritur, në pemëtoret e Beogradit, pa pengesa kufitare dhe doganore ndërballkanike. Mirëpo arroganca e Vuçiçit, për ca targa makinash, rrëfeu se sedra serbe nuk pranon as edhe një gërvishtje. Ndërkohë që “reciprociteti” e acaron pa masë.

Sepse Beogradi ndjehet i fyer, vetëm nëse e trajtojnë si të barabartë, edhe për ca targa makinash, që shqiptarët nuk paskan të drejtë të kërkojnë në territorin e tyre. Sepse qartazi sipas serbit, shqiptarët, nuk janë në territorin ne tyre, por në tokë serbe.

Tani është e kuptueshme që në këtë gjëndje, kur kërcasin zinxhirët e tankeve, të rikujtosh gjeopolitikën e “shalqirit të Konispolit”, si “levë shtytëse” apo argument shpjegues të Openballkanërisë, bëhet qesharake. Dhe e dhimbshme, në të njejtën kohë, sepse rrëfehet kësisoj se si, kryeministri ynë, kryeministri i Kullave me shumë kate, mbetet në katin përdhes të gjeo-politikës.

Prandaj dhe me sa duket, studentja kosovare, në takimin që kryeministri ynë i kullave të larta që po mbysin Tiranën, bëri me të rinjtë në Prishtinë, ajo, i foli ëmbël po krejt pa lidhje, me temat e mprehtë. Studentja gjeniale, me emrin Elvira apo diçka e tillë, e stigmatizoi thelbin e Ramës: “desha me thanë se, sa herë që del në Tv, je ikonë e modës… Pyetje nuk kam!”

Në të vërtetë që pyetjet për Ramën, duken se kanë mbaruar në Kosovën martire. Sepse, kur kërcasin zinxhirët e tankeve serbe, në Kosovë, nanat sytë i kanë drejt djemve dhe çikave të tyre, që mund të përballen me një konflikt të ri. Të tjerat janë fjalë, të cilat kryeministri i kullave të larta, po i ujdis gjithmonë e më përtueshëm dhe gjithmonë e më “sajueshëm”…

Rama Shalqiri Zheji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.