Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur se në mbledhjen e qeverisë është miratuar një marrëveshje për ekstradimet.
Aktualisht bashkëpunimi ka qenë në bazë të Konventës Evropiane të Ekstradimeve të vitit 1957.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve gjyqësore mes dy vedeve tona, të përmirësojë institutin e ekstradimit të shtetasve dhe pse jo një instrument shtesë në marrëdhëniet juridiksionale në fushën penale dhe një sinjal i qartë për botën e krimit, që çdo shtetas shqiptar që kryhen një krim në territorin e Spanjës nuk mund të gjejë strehë në Shqipëri dhe anasjellas”, tha Manja.
