Ditën e sotme me 3 vota pro dhe 2 kundër, Autoriteti i Konkurrencës ka votuar kundër gjobitjes së kompanive që rritën çmimin e miellit në vendin tonë.
Ish-zv/kryeministri, Erion Braçe shkruan se ndihet i shokuar me vendimin e komisionit të konkurrencës të cilët votuan kundër gjobitjes së kompanive për rritjen e çmimit të miellit në vendin tonë.
Gjatë statusit në Facebook, Braçe shkruan se është shumë shqetësuese për familjet e varfra shqiptare rritja e çmimit të bukës, ndërsa bëri thirrje për gjobë ndaj këtyre 4 ndërmarrjeve private.

