Shkenctarët prej shumë vitesh janë duke u përpjekur të gjejnë një sekretin për të jetuar sa më gjatë.
E ndërsa shkenca është “mbrapa”, duket se “recetën” e kishte një 109-vjeçare.
Jessie Gallan nga Scoția, pasi mbushi 109 vjeç, përpara se të vdiste, rrëfeu atë që e konsideronte si sekretin e jetëgjatësisë së saj. “Arrita deri në këtë moshë sepse i qëndrova larg meshkujve”, ka thënë ajo.
Ajo ka argumentuar më tej se, sipas saj, burrat sjellin shumë probleme, “më shumë sesa ata vlejnë”. Ajo vetë nuk u martua kurrë, ndërkohë, ajo kujdesej për veten duke bërë rregullisht ushtrime, qoftë edhe të lehta fizike, ndërsa mëngjesin e kalonte gjithmonë me tërshërë.