Asgjë nuk është aq joshëse sa mungesa e transformuar në armë seksi. Teksa për meshkujt qerosë dhe humbja e libidos paraqet ankthin e vërtetë, femrat megjithatë këtë fenomen e shikojnë pak më ndryshe. Anketa, në të cilën kanë marrë pjesë femrat të cilat kanë pasur lidhje dashurore, bashkëjetojnë apo janë të martuara me mashkull qeros apo i preferojnë të tillë, ka zbuluar arsyet më të shpeshta për shkak të të cilave femrat dorëzohen para tipave qerosë.
Përgjigjet janë këto:
1-Niveli i higjienës te meshkujt qerosë është shumë i lartë. Ata janë të rregulluar, rregullisht rruhen dhe kanë më shumë mirëkuptim për shprehitë dhe nevojat e femrës, siç është depilimi.
2-Mashkulli qeros është vërtet mashkull i vërtetë. Me të e di që vërtet nuk argëtohem me ndonjë adoleshent.
3-Kapelet dhe republikat (kapela cilindër) u janë miqtë më të mirë, dhe u rrinë mrekullueshëm.
4-Meshkujt të cilët janë pajtuar të mos kenë flokë dhe i kanë shndërruar në armë seksi, janë më të sigurt në vetvete.
5-Kush e harron X6-tën?