Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Analiza / Truku juridik, si po mundohet Rama të shpëtojë mandatet e Bashës, Berishës dhe Kryemadhit

23:30 / March 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama basha duar2 701x416 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët e opozitës kanë depozituar në Kuvend  deklaratën për dorëheqjen nga mandati i tyre. Por ndonëse ka më shumë se 10 ditë nga ndërmarrja e këtij hapi, zyrtarisht ky proces nuk ka përfunduar.

Aktualisht janë vetëm katër deputetë të opozitës të cilët kanë përfunduar procesin e dorëzimit të detyrës dhe është bërë zëvendësimi nga KQZ.

Në fakt janë emra nga LSI dhe jo me shumë peshë në spektrin politik, ndërkohë që procesi i dorëzimit të detyrës për “peshat e rënda” si Basha, Berisha dhe Kryemadhi nuk ka filluar.

Më shumë se vonesë për shkak të procedurës,kjo duket një strategji dhe një pakt i fshehtë mes Ramës dhe drejtuesve të opozitës për mandatet e tyre.

Por çfarë po ndodh në fshehtësi dhe larg syrit të publikut?

Neni  164 i Kodit Zgjedhor (i ndryshuar me ligjin nr. 74/2012) përcakton qartë se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati, raporton tirananews.al. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Pra qartësisht deputeti do të duhet të paraqitej para Këshillit të Mandateve për të bërë publikisht refuzimin e mandatit. Por burime për tirananews.al bëjnë me dije se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por ka qenë Sekretari i Përgjithshëm I Kuvendit që deklaratat individuale të deputetëve ia ka përcjellë direkt KQZ për të shpallur vakancën duke e bërë fakt të kryer. Pra nëse pas një farë kohe gjendet një zgjidhje politike, atëherë mazhoranca mund të shprehet se zëvendësimi i deputetëve aktualë është bërë në kundërshtim me ligjin se nuk është mbledhur  Këshilli.

Ndërkohë, truku tjetër është se zëvendësimi i tyre nuk është bërë sipas radhës duke  nisur fillimisht me dorëzimin e mandateve nga deputetët me më pak peshë politike. Në këtë mënyrë shpëtojnë mandatet e Bashës, Berishës dhe Kryemadhit, edhe pse janë të parët në listat që duhen zëvendësuar, raporton tirananews.al.

Pra, mazhoranca i ka dhënë ende kohë drejtuesve kryesorë të opozitës me shpresë se nga negociatat që mund të bëhen, ata të vendosin të tërhiqen dhe të rikthehen sërish në Kuvend. / l.t/ tirananews.al

Basha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama u drejtohet “flamingove”: Ju nuk ishit gabim, por protesta juaj u devijua dhe u përdor si alibi

15:20 / July 5, 2026

19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak

14:41 / July 5, 2026

Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

14:23 / July 5, 2026

Kush janë tre djemtë e Ali Khamenei që luten mbi trupin e tij, mungon pasardhësi Mojtaba

13:58 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.