Sërish tension mes banorëve të Laknasit në Tiranë dhe punëtorët e firmës së ndërtiit që do të ndërtojën thertoren e re.
Banorët kanë larguar punonjësit e firmës nga vendi. Sipas banorëve, bashkia Kamzës me një vendim i ka dhënë me qira një sipërfaqe prej 1.4 mijë m2 pyje në vendin e quajtur “Plepat e Brukës” një kompanie për të ndërtuar thertore.
Zona e quajtur “Plepat e Brukës” është mirëmbajtur nga banorët prej 30 vitesh, duke mbjellë në të pemë frutore e dekorative, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga erozioni dhe cilësia e keqe e ajrit, shkaktuar nga ndotja e madhe e lumit.
