Dy të rinjtë në foto janë Kristian Sheri dhe Armando Marku, dy shokët e 21-vjeçarit Aldi Rama i cili i mori jetën nënkomisarit të Lezhës Saimir Hoxha. Trupa gjykuese dha masën sot “arrest me burg pa afat” për të dy.
Avokati i tyre, Gjon Huli tha para mediave se ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, pasi i janë bindur policisë. Madje, sipas tij, ata e ndihmuan policinë për të vënë në ambulancë të plagosurin, Saimir Hoxha, i cili ndërroi jetë më vonë.
