Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj: Tani do flasim shqip

21:55 / March 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nik gjeloshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me tu konfirmuar fitorja e koalicionit “Malësia na bashkon” në zgjedhjet e Tuzit, Nik Gjeloshaj, kandidati i dalë nga bashkimi i tre partive shqiptare, tregoi se cilat do të jenë prioritetet në komunën e lënë pas dore për një kohë të gjatë

“Komuna ka sjellë mundësi të reja për zhvillimin e Tuzit. Ajo çfarë është esenciale është se do të bëjmë një administratë shqip, në të cilën do të frymohet shqip. Do të nisim edhe planin e zhvillimit urbanistik, thithjen e investimeve të huaja, motivimin e diasporës, që të vijnë të investojnë këtu, hapjen e vendeve të reja të punës dhe normal duke zhvilluar infrastrukturën e vendit tonë”, deklaroi Gjeloshaj.

Me këtë fitore, thotë Gjeloshaj, do të përcillet dhe një mesazh uniteti: “Absolutisht do të bëjmë bashkimin e të gjitha subjekteve që jemi këtu me diasporë, do të përçojmë një mesazh te të gjithë shqiptarët kudo që janë për atë që kanë bërë për këtë proces zgjedhor për ne

Në garën për drejtimin e Tuzit, që statusin e komunës së pavarur e mori 1 shtatorin e vitit të kaluar, morën pjesë 5 parti politike dhe koalicioni i tri partive kryesore politike shqiptare, i cili ka fituar zgjedhjet duke siguruar 16 mandate në Kuvendin lokal me 32 vende. Kjo e bën Tuzin komunën e parë që udhëhiqet nga shqiptarët në Mal të Zi

Kjo fitore u përshëndet nga ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj, i cili e përshkroi si një mësim të mirë dhe se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejnë interesave të shqiptarëve, si dhe nga krerët institucionalë në Kosovë, të cilët gjithashtu e panë si një mesazh për shqiptarët kudo që janë.

shqip Tuzi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.