Florian Marku u shpall kampion disa ditë më parë në kategorinë IBF, pasi mposhti në një përballje ukrainasin Maxim Prodan.
Duke u rikthyer si kampion, ai ka shpërndarë një video në rrjetet sociale duke udhëtuar në rrugët e Tiranës me në sfond muzikën e Noizy-t, “Jena Mbretër”.
Florian Marku fitoi titullin ndërkombëtar të federatës IBF për peshat velter. Bokiseri shqiptar triumfoi me pikë në duelin me Maxim Prodan, duke i marrë brezin pas 10 raundeve të luftuara në çdo moment.
