Të pranishëm në Shkodër në takimin e Sali Berishës janë Klevis Balliu, Gent Strazimiri si dhe është shfaqur edhe vajza e Jozefina Topallit, Megi. Edhe vetë Topalli ka thënë që do të jetë e pranishëm në takimin me Berishën.
Të tjerë mbështetës të tij ishin edhe ish-deputeti Lorenc Luka, kreu i FRPD, Arvid Vushati, ish kryetrarët e bashkisë Ormir Rusi dhe Artan Haxhi, sekretari i degës PD, Aleksander Marleci, N/kryetarja Irena Shestani si dhe demokratë të Shkodrës.
Por ajo që vihet re është se asnjë nga deputetët demokratë të Shkodrës nuk i është bashkuar Berishës.
