Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga Shkodra dhe për garën në 2013 mes Lulzim Bashës dhe Sokoll Olldashir për të marrë drejtimin e PD. Berisha theksoi se do të duhet të kishte ndërhyrë në vendimet e brendshme që janë marrë në PD.
“Për Ballkanin e Hapur më kanë ardhur mijëra mesazhe nga kosovarët. Aman o burr thuji atij të flasë se po na mbysin këta komunistët. Ja dhe Lul Basha nuk flet. Turp i madh të bëhet Shqipëria vasale e Serbisë. Nuk kam mbështetur asnjë në krye të PD-së. Kanë ardhur vetëm dy veta për t’u paraqitur si kandidatë. Vetëm Lulzim Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi. Nuk ka ardhur askush tjetër. Fitoi se vinte nga mandati në Bashkinë e Tiranës. Përgjegjësia ime qëndron në mbështetjen publike që i kam dhënë atij. Nuk ishte e drejtë që nuk kam ndërhyrë në vendimet e brendshme të PD-së. Duhet të kisha ndërhyrë. Ky ishte gabimi im”, deklaroi Berisha.
