Princesha japoneze Mako do të martohet me të fejuarin e saj ish-shokun e saj të klasës në kolegj Komuro më 26 Tetor.
Mbesa 29-vjeçare e Perandorit Naruhito u fejua me Kei Komuro, 29 vjeç, në 2017 dhe mahnitën publikun me dashurinë e tyre në një konferencë për shtyp.
Ata u takuan për herë të parë në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë në Tokio në 2012, u fejuan në 2017, dhe dasma e tyre e vonuar do të realizohet këtë vit.
Por raporti i tyre ra preh e tabloidëve që flisnin për një mosmarrëveshje financiare midis nënës së Komuro dhe ish të fejuarit të saj ndaj dhe martesa u shty. Ndërkohë që për shkak të lajmeve princesha prej kohësh po vuan nga një formë e çrregullimit të stresit post –traumatik.
Sipas ligjit japonez, anëtarët e familjes mbretërore femra humbasin statusin e tyre pas martesës, nëse martohen me një jo nga familja mbretërore, ndërsa, anëtarët meshkuj nuk e bëjnë.
Ashtu sikurse e kërkon tradita pas martesës, Mako do të largohet nga familja mbretërore. Gjithashtu nuk do të ketë asnjë ceremoni mbretërore për këtë event, ndërsa princesha ka vendosur të heqë dora nga e drejta për të përfituar një milion Dollarësh.