Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hillary Clinton nuk do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020

22:36 / March 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hillaryclinton 1 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-sekretarja e Shtetit Hillari Klinton deklaroi se nuk do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por ajo tha në një intervistë televizive se do të vazhdojë të punojë e të flasë për ato çështje në të cilat beson.

“Dua të sigurohem që njerëzit ta kuptojnë: unë do të vazhdoj të flas hapur. Nuk kam për të shkuar askund, por do të flas hapur për problemet kryesore të vendit tonë dhe për ato që përbëjnë shqetësim për mua,” tha zonja Clinton.

Deri tani një numën i madh demokratësh kanë njoftuar planet për të garuar brenda partisë për të siguruar emërimin për zgjedhjet presidenciale. Mes kandidatëve përfshihet senatorja Elizabeth Ëarren dhe senatori Senatori Bernie Sanders. Ndërsa ish-zv./presidenti Joe Biden thotë se është në fazat e fundit të marrjes së një vendimi në se do të kandidojë.

Disa këshilltarë politikë të zonjës Clinton i patën sugjeruar asaj kohët e fundit që të kandidojë përsëri për emërimin e partisë, pasi ajo mori rreth 3 milionë vota në zgjedhjet e kaluara. Por ajo i humbi zgjedhjet për shkak të sistemit të Kolegjit Elektoral, që përcakton rezultatin e përgjithshëm, bazuar në fitoret e kandidatëve në secilin prej 50 shteteve amerikane, plus qytetin e Uashingtonit.

Zonja Clinton, bashkëshortja e ish-presidentit Bill Clinton, ka shërbyer për dy mandate si senatore e Nju Jorkut dhe ai sekretare Shteti gjatë mandatit të parë presidencial të Barack Obamas. 

Clinton presidente Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.