Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Atletico-Barça, ora 21:00, Koeman shansin e fundit, 5 sfida nga Premier League

15:13 / October 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ansu Fati Barcelona Luis Suarez Atletico Madrid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ronald Koeman luan shansin e fundit në stolin e Barcelonës. Trajneri holandez, nëse “blaugranat” nuk bindin në transfertën e vështirë të “Wanda Metrolpolitanos”, kundër Atleticos së Madridit, sipas të gjitha gjasave do të shkarkohet nga detyra. Atletico-Barça, e cila nis në orën 21:00, është një nga përballjet kryesore të kësaj të shtune, që do të transmetohen në ekranin e SuperSportit. Pas zhgënjimit në Champions, ku katalanët morën humbjen e dytë radhazi, me të njëjtin rezultat 3-0 (i mposhti Benfica), shkarkimi i Koemanit u shty përkohësisht, pasi trajneri që do të emërohet nuk do të mund të bënte magji për sfidën me Atleticon. Koeman ka deklaruar se ka mbështetjen e lojtarëve, por nëse Barça nuk fiton ndaj “Los Colchoneros”, shkarkimi do të jetë i sigurt. Në herët, nga kampionati spanjoll do të transmetohet Cadiz – Valencia, që nis në orën 18:30.

Emocionet e futbollit të së shtunës nisin që në orën 13:30 me Manchester United – Everton, me “Djajtë e Kuq” të etur për të lënë pas humbjen e papritur ndaj Aston Villas, që u mohoi kryesimin e Premier League-s të vetëm. Po nga elita e futbollit anglez, në orën 16:00, Chelsea do të presë Southaptonin. Në të njëjtën orë do të transfmetohen edhe dy takime të tjera, Wolves – Newcastle dhe Leeds – Watford. Sfida e fundit e ditës nga kampionati anglez në SuperSport do të jetë Brighton – Arsenal, në orën 18:30.

Borussia Dortmund – Augsburg dhe Wolfsburg – M’Gladbach janë dy ndeshjet e Bundesligës së orës 15:30, që gjejnë hapësirë në ekranin e SuperSportit, ndërsa në 18:30 është momenti i Leipzig – Bochum.

 Nga kampionati francez është përzgjedhur për t’u transmetuar Nice – Brest, që nis në orën 21:00.

Kampionatet elitare në SuperSport (e shtunë, 2 tetor)

Man. United – Everton   13:30       

Dortmund – Augsburg 15:30

Wolfsburg – M’Gladbach         15:30       

Chelsea – Southampton 16:00       

Wolves – Newcastle         16:00       

Leeds – Watford      16:00       

Brighton – Arsenal  18:30       

Cadiz – Valencia      18:30       

Leipzig – Bochum    18:30       

Atl. Madrid – Barcelona 21:00       

Nice – Brest      21:00       

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.