Pritej të ishte e vështirë përballja e Burrelit me Besën, por fusha tregoi të kundërtën. Ndonëse vinte nga tri ndeshje pa shënuar gola, djemtë nga Burreli ia arritën që të marrin tri pikët përballë skuadrës së Besës, një ekip me mjaft kualitete .
Loja sot në “Liri Ballabani” tregoi se skuadra e Patushit do të jetë kockë e fortë për ekipet e tjerë.
5 gola të bukur, të shënuar nga Farruku, Çema, Hasa e Stafa faktuan se matjanët fituan me meritē sot ndaj Besës.
Ndeshja u ndoq nga mijëra tifozë në stadiumin e rehabilituar nga Bashkia Mat.
Në fund të ndeshjes presidentët e dy ekipeve, Agron Malaj e Nexhat Bizhdili shtrënguan duart dhe uruan njëri-tjetrin për ndeshjet e ardhshme.
