Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Me 161 km/h dhe telefon në dorë, policia nuk kursen gjobat. Edhe 7 të arrestuar

17:41 / October 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë vendin dhe ka arrestuar 7 mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Shumë shoferë janë konstatuar me shpejtësi përtej limitit të lejuar nga 134 km/h në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan deri në 161 km/h në Rrogozhinë – Kavajë si dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Ndërsa të tjerë janë konstatuar duke i dhënë makinës me telefon në dorë.

Nga kontrollet e orëve të fundit, janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Po si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital dhe në nr 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1046 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, kryesisht për parakalime të gabuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, për mos vendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, për shpejtësi tej normave të lejura, por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos shpejtojnë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparatë fotografik.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026

SHBA, Danimarka dhe Groenlanda arrijnë marrëveshje për sigurinë në Arktik, Trump: Asnjë forcë armiqësore nuk do të ketë prani në ishull

08:44 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.