Tranjeri italian i skuadrës së Kukësit, Diego Longo ka shkaur në dhomën e zhveshjes së lojtarëve dhe i falënderoi për çdo gjë duke u komunikuar më pas se ai do të largohej nga verilindorët.
Nuk dihet pse është marrë ky vendim , por ka ardhur menjëherë pas humbjes ndaj Teutës ku verilindorët u mposhtën nga durrsakët me rezultatin 3 me 2.
Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, ku edh pse Teuta kaloi e para në epërsi, Kukësi përmbysi rezultatin dhe më pas ishin durrësakët ata që përmbysën rezultatin duke shënuar në total 3 gola, kundrejt 2 golave të shënuar nga skuadra e verilindorëve.
