Për ditën e sotme pritet përmirësimi i situatës meteorologjike falë depërtimit të masave ajrore të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 8m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Në fushen termike pritet një rritje e vlerave të mëngjesit si dhe një rritje e lehtë në ato të mesditës.
Më konkretisht
Zonat malore 4°C deri në 20°C
Zonat e ulëta 4°C deri në 22°C
Zonat bregdetare 8°C deri në 22°C
