Rregullat anti-COVID për tu futur në territorin e Zvicrës kanë ndryshuar. Qeveria zvicerane ka marrë masa të reja shtrënguese, ku tashmë udhëtarët nuk do të lejohen me tampon negativ, por duhet të jenë të vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e miratuar nga EMA.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Përveç vaksinës Pfizer dhe Moderna që po aplikohet në Zvicër, do të njihen edhe vaksinat e tjera të miratuar nga EMA dhe OBSH, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson. Ndërkohë përveç certifikatës së vaksinimit online, qytetarët shqiptarë duhet të plotësojnë edhe këtë formular: https://swissplf.admin.ch/formular.
