Nikoll Prendi, vëllai i Ndrea Prendit, gardistit të 21 janarit është gjetur i vdekur në banesën e tij në Reps të Mirditës.
Banesa në të cilin ai jetonte është përfshirë nga flakët dhe nuk dihet nëse ka qenë aksidentale, apo një tentativë e Prendit për të vrarë veten.
Komshinjtë dhe kryetari i fshatit, Simon Kola janë munduar me çdo mënyrë që të hapin dyert, por ai nuk ka pranuar.
Pasi kanë mbërritur, Shërbimet e Posaçme nga Rrësheni gjetën trupin e tij të pajetë.
Nikoll Prendi ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm.
