Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

7-Marsi mesazh në telefonat e prindërve. Anila, mësuesja që duhet të bëhet model

09:59 / March 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7marsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesin e sotëm në telefonin e një koleges së zyrës erdhi një meszash krejt i veçantë. Duke qenë i tillë, ajo nisi ta lexontë me zë. Me pak fjalë mësuesja i kërkontë prindërve të mos i stresonin fëmijët që t’ju bënin dhurata mësuesve për festën e 7- Marsit.

Në fillim mendova se ishte një mesazh kujtese në fakt, “Shtatë marsi po vjen, ju lutem mos harroni dhuratën”, por jo mënyra se si ishte shkruar ishte shumë e ndjerë dhe shumë e sinqertë.

Pasi u interesova, mësova se kjo mësuese punonte në një shkollë private dhe ndoshta prindërit e këtyre femijëve, kanë mundësi më të mira ekonomike se ata që çojnë fëmijët në shtet dhe një dhuratë nuk do t’ju kushtonte shumë . Nuk e di a është një praktikë e shkollës apo një iniciative personale e mësueses, por di të them që më pëlqeu shumë.  

Ndër të tjera në mesazh mësuesja shkruante “Ti edukojmë fëmijët me frymën e respektit dhe dashurisë. Jo të jemi materialist”.

Sa mirë do ishte të ishin të gjithë mësuesit kështu! Për shumë familje në Shqipëri shtatë marsi është kthyer në një hall të madh, duke qenë se tashmë mësuesit kanë preferenca për dhuratat nuk mund t’ju shkosh me një lule ose një kartolinë siç kërkon mësuese Anila.

Çdo vit shohim që prindërit detyrohen ca nga halli dhe ca nga qejfi tu blëjnë mësuesve dhurata nga më të kushteshmet si buqeta me lule të zgjedhura me kujdes, parfume, bizhu, varse floriri etj. Ndërsa shumë fëmijë të tjerë, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi dhe shkojnë me diçka simbolike ndihen inferior. Pse duhet të ndodh kjo?  Është më mirë që mësuesit të ndajnë mendjen që gjërat që dëshirojnë t’i blejnë vetë dhe jo të stresojnë prindërit bashkë me fëmijë.

Uroj shumë që të gjithë mësuesit në Shqipëri si në shkollë shtetërore po ashtu edhe private të marrin shembull nga mësuese Anila!

Mesazhi i plotë:

Miremengjes!

Ju lutem prinder mos i stresoni femijet te bejne dhurata per 7 marsin!

Ti edukojme me frymen e respektit dhe dashurise.

Jo te jemi materialist.

Ju kam thene vetem nje lule( jo buqet se pas nje jave hidhet ne kosh= shpenzime kot) dhe nje kartoline te bere vete nga ata. Kjo vlen me shume per mua, ndjenjat e tyre dhe respekti, jo vlera materiale.

( Gjerat qe do te sillni do te rrine ne shkolle= mos beni gabime te pakten ju te rriturit😃)

Duke uruar qe me mirekuptoni ju uroj nje dite te mbare dhe te bukur!

25 1

mesojne mesuese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.