Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mbahet Samiti i Brdos në Slloveni, i pranishëm edhe Rama

08:47 / October 6, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brr 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë pritet të takohen sot, për të vijuar me ditën e dytë të Samititit të Brdos në Slloveni. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshirë dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në ditën e parë të Samitit, krerët e lartë të BE-së dhanë mesazhe të forta duke rikonfirmuar unitetin e Unionit.

“Ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin para se të forcojmë unitetin tonë, pasi qasja jonë e përbashkët është ADN-ja e Bashkimit Europian”, deklaroi dje për gazetarët presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

E pranishme në Samit, ditën e djeshme, ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Samiti i Brdos sot do të ketë në fokus të ardhmen e rajonit, por pritet të diskutohen edhe një sërë temash me interes ndërkombëtar si: marrëdhënia me Kinën, situata e pasigurt në Afganistan, marrëdhëniet e trazuara me SHBA-në për shkak të mosmarrëveshjeve me Francën për aleancën AUKUS në Paqësorin Jugor dhe rritja e çmimeve të gazit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.