Gazetari i njohur Artan Hoxha ka uruar sot drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, madje nuk ka kursyer edhe batutat se: “më në fund e kemi dhe një Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga Skrapari.”
Sipas tij Nano ka marrë përsipër një barrë të rëndë.
Postimi i Hoxhës:
Me këmbë të mbar ëdhe krah të lehtë Gledis Nano.
Barr të rëndë ke marrë mbi supe.
Dashtë zoti me faqe të bardhë.
Epo më në fund e kemi dhe një Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga Skrapari, se na mbytën këta nga Labëria dhe Malësia …
Jam gazetar, që nga shekulli i kaluar, kam ndërruar 12 Drejtora të Përgjithshëm Policie dhe nuk kam dalë kurrë në foto me ta.
Me Gledis Nano dhe Blendi Fevziun në studion e OPINION, sigurisht kur drejtori nuk ishte bërë akoma drejtori i madh, se tani e tutje nuk dihet si merr puna.