Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Influencers e rinj të mediave, si të rrisim audiencën dhe të shmangim gjuhë e urrejtjes?

15:42 / October 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cb5ba031 56a3 4f4f 82b3 484e06fd97db
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të rinj të angazhuar si blogerë, në fushën e podcasting, apo si “influencer” në formate të ndryshme të mediave online u bënë bashkë për të diskutuar mbi format e rritjes së audioencës, mbrojtjës së informacionit dhe shmangies së gjuhës së urrejtjes.

Takimi i organizuar në formën e një trajnimi ofroi njohuri për këtë grup të rinjsh aktivë në rrjetet sociale, të cilët angazohen dhe influencojnë komunitetin e tyre në tema të dobishme si mjedisi, çështjet gjinore, arsimi, kultura, arti, shkenca, por dhe problemet me te cilat përballen të rinjtë.

Aktorët e mediave online ndanë eksperienca, por edhe u njohën me risitë mbi dinamikat e tregut dhe mënyrat e ndryshme si të njohin audiencën e tyre dhe të konkurrencës. Vëmendje e veçantë iu kushtua prirjeve dhe platformave të reja në rrjetet sociale, dhe si ato mund të ndihmojnë në përhapjen e përmbajtjes dhe ndikimit te sa më shumë njerëz. Alternativa të financimit direkt nga publiku dhe mënyra se si mund të monetizohet përmbajtja ishin gjithashtu një pjesë shumë e rëndësishme e trajnimit.

Gjithashtu, pjesëmarrësit u përqendruan te mënyra se si të përdorin teknologjinë për të krijuar formate të ndryshme përmbajtjeje dhe komunikimi, si audio, video, podcast, blogje, si dhe mënyrën më të mirë për të shpërndarë përmbajtjen në platforma të ndryshme.
Po kështu, rëndësi iu kushtua dhe nevojës për të qenë të sigurt online, por edhe si të ruajmë shëndetin mendor kur ekspozohemi ndaj influencave negative online, si gjuha e urrejtjes në komente, apo aspekte të tjera të dëmshme.

14 pjesëmarrësit nga Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Kosova dhe Serbia u bënë bashkë nga datat 6-8 tetor si pjesë e Programit të Medias Dixhitale “Zëra nga Ballkani” që zbatohet nga Canal France International, në bashkëpunim me Mediacentar Sarajevo, Institutin Shqiptar të Medias, Institutin e Medias në Mal të Zi, Institutin Maqedonas të Medias, Shkollën e Gazetarisë Novi Sad, si dhe Fondacionin për Informacion, Media, Dialog dhe Arsim KosovaLive.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.