Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Xhaçka në Komandën e Bashkuar të NATO, rikonfirmon politikën e dyerve të hapura e bashkëpunimit në rajon

13:03 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
030
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria vlerësohet edhe një herë për rolin e saj kyç në sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë pune në Komandën e Forcës së Bashkuar të Aleancës së Atlantikut të Veriut me qendër në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), ku u prit nga komandanti i kësaj force, admiral James Foggo, i cili është njëkohësisht edhe komandant i forcave detare të SHBA për Europën dhe Afrikën. Një prej zonave të përgjegjësisë së JFC në Napoli është edhe Ballkani Perëndimor.

Gjatë takimit, ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka nënvizoi drejtimin Strategjik të NATO-s në Jug të Aleancës, si kontribut vendimtar për paqen dhe stabilitetin në këtë zonë të Aleancës.

Ajo siguroi admiralin amerikan se vendi ynë do të vazhdojë të promovojë politikën e dyerve të hapura dhe të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

“Shqipëria është e vendosur të jetë qendër e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor si dhe zëri kryesor për vlerat dhe aspiratat euroatlantike të vendeve të rajonit, duke përfshirë Kosovën. Në funksion të një rajoni më të sigurt e të mbrojtur nga kërcënimet që vijnë nga Rusia, për Ballkanin Perëndimor e ardhmja e vetme është orientimi drejt perëndimit”, tha ministrja Xhaçka në takimin me admiral Foggo.

Për komandantin e Forcës së Bashkuar, Shqipëria përmes pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse të NATO-s si dhe rolin e saj aktiv në rajon, ka treguar se është një anëtare e denjë e Aleancës dhe kontribuese për paqen dhe sigurinë.

“Kontributi dhe roli i Shqipërisë për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit është mbresëlënës”, tha admiral Foggo gjatë bashkëbisedimit me ministren shqiptare të Mbrojtjes.

Dëshmi e kësaj, përfundoi admiral, është edhe konferenca rajonale e Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi që Komanda e Forcës së Bashkuar Aleate do të organizojë në Tiranë gjatë muajit maj.

010
96333e61 8330 42dc af6e da5ca1da0dfd

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama u drejtohet “flamingove”: Ju nuk ishit gabim, por protesta juaj u devijua dhe u përdor si alibi

15:20 / July 5, 2026

19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak

14:41 / July 5, 2026

Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

14:23 / July 5, 2026

Kush janë tre djemtë e Ali Khamenei që luten mbi trupin e tij, mungon pasardhësi Mojtaba

13:58 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.