Një aksident i rëndë është regjistruar sot në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Mësohet se një prej drejtuesve të mjetit është ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina.
Raportohet se ka qenë mjeti ngjyrë gri ai i cili ishte duke dalë nga parkimi dhe përplasi automjetin e tipit “Audi” që i përket Atdheut. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
