Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-oficerit të Forcave Speciale i thyejnë makinën, kërcënohet nga përkrahësit e ISIS

15:55 / October 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 31- vjeçar, ish-oficer i Forcave Speciale të Ushtrisë, që ka shërbyer disa herë si pjesë e operacioneve paqeruajtëse në Afganistan, është kërcënuar së fundmi nga persona që i kanë thyer edhe automjetin e tij të parkuar pranë shtëpisë.

Alban Cake ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Pogradecit, ku ka treguar sulmin që i është bërë. Ndërsa tregon se ndihet i rrezikuar për shkak të së shkuarës së tij ushtarake dhe shërbimeve që ka kryer në kuadër të misioneve paqeruajtëse.

Kjo pasi persona të caktuar, përkrahës të ISIS, që janë kthyer tashmë në fshatrat e Pogradecit, pasi kanë luftuar përkrah shtetit islamik, e kanë kërcënuar vazhdimisht dhe herë pas herë ka pasur përplasje verbale me ta. Në kallëzimin e tij, Cake thotë se familja e tij jeton në Pogradec, por ai vetë kohët e fundit jeton me qira në Tiranë, pasi ka filluar punë, pas dy misioneve luftarake që ka pasur në Afganistan (i fundit, si pjesë e “Eagle 8”, në vitin 2014).

“Që nga ajo kohë unë kam ikur me misione dhe kam qenë në Tiranë dhe në Pogradec në periudha kohore. Para tri ditësh (përkon me datën 2 tetor) unë kam marrë një makinë me qira. Dje (më datë 4 tetor) mbasdite, unë kam qenë në fshatin tim, Guras dhe pasi kam takuar disa shokë nga fshati dhe kemi pirë kafe, kam parkuar automjetin e marrë me qira, tip ‘Shevorlet’, me targë ‘AA 307 IV’, aty ku kam lënë sa herë edhe makinën time që kam pasur më parë dhe jam larguar për në shtëpi. Kur kam dalë sot (datë 5 tetor) në mëngjes, nëna ime ka konstatuar se xhami anësor i makinës sime, krahu i pasagjerit, ishte i thyer dhe brenda gjetëm një gur”, shprehet ai në kallëzim.

Ndërsa tregon se situata të ngjashme i kanë ndodhur edhe më parë, por nuk u ka dhënë rëndësi dhe nuk ka bërë denoncime.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

E qëlloi me thikë në zemër/ Flet 68-vjeçari që vrau gruan: I thosha të rrinte tek shtëpia jonë, jo tek e vajzës

17:36 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.