ficerët nga Policia Kombëtare Spanjolle (Polícia Nacional) dhe Forcat Policore të Qytetit të Barcelonës (Guàrdia Urbana de Barcelona), të mbështetur nga Europol, çmontuan një grup kriminal të organizuar të përfshirë në lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe mashtrimin me dokumentet.
- 3 vende të kontrolluara
- 3 arrestime
- Konfiskimet:
- pajisjet mobile
- gati 2000 pasaporta të falsifikuara dhe karta identiteti të 56 kombësive të ndryshme
- rreth 13 000 € në para të gatshme
- fletore që përmban evidenca kontabël të veprimtarisë kriminale (porosi, çmime, dërgesa)
- pajisje për falsifikimin e dokumenteve, duke përfshirë dy printera, një makinë për petëzimin dhe një skaner, një laptop të dedikuar, një makinë shtypi, mjete për të prerë në mënyrë profesionale dokumentet, bojëra UV, spraje, plastikë me masa zyrtare të sigurisë, kinegramë, , gjilpëra dhe fije për të qepur broshura pasaportash.
Nga pasaportat e falsifikuara, shihet se një prej tyre është dhe ajo shqiptare.
