Real Madridi pësoi një humbje shokuese në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar nga Ajaksi në shtëpi. Holandezët përveç se arritën kualifikim historik, morën edhe një fitore historike pasi e mundën Realin me rezultatin e thellë 1-4.
Kjo humbje ka tronditur jo pak themelet në shtëpinë madrilene dhe tashmë jashtë çdo objektivi, Reali po synon që të formojë një skuadër e cila mund të bëjë mirë sezonin e ardhshëm. Fakti që mund ta mbyllin këtë sezon pa asnjë trofe, ka bërë që edhe në merkato të mendohen lëvizje të mëdha.
Në këtë mënyrë, synohet të gjendet pasuesi i Zidan dhe i Kristiano Ronaldos duke qenë se këto hapësira ende nuk janë mbushur. Klubi ka vënë në dispozicion plot 170 milionë euro për të tentuar sulmuesin anglez, Herri Kejn si edhe trajnerin e Totenhemit, Mauricio Poçetino. Duke bërë goditjen e madhe me Kejnin, Reali shpresoj që të përfitojë edhe Poçetinon dhe që Totenhem të mos kthehet në pengesë.