Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zhupa takim me ambasadorin Zingraf: Sfidë, digjitalizimi i arkivit historik të fotove

18:10 / October 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
96aad943 1746 4d0f a772 072f616e5ab4 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e ATSH-së, u vlerësuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në disa fusha si në kulturë, ekonomi, agroturizëm etj.

Zhupa u ndal te bashkëpunimi mes ATSH-së dhe agjencisë më të madhe gjermane të lajmeve, DPA, një bashkëpunim ky që prej 25 vitesh.

Në fjalën e saj, drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së nënvizoi rëndësinë dhe rolin e agjencive zyrtare të lajmeve përballë “fake news”.

“Në kohën e pandemisë, të gjithë e kthyen kokën nga agjencitë tona pasi ne jemi i vetmi burim i besueshëm informacioni. Ndaj lufta jonë është që të jemi të vërtetë, të paanshëm dhe të saktë në dhënien e informacionit”, deklaroi Zhupa.

Ndër të tjera, Zhupa u fokusua te një projekt me rëndësi për ATSH-së, siç është inventarizimi, ruajtja dhe digjitalizimi i arkivës së fotos, një thesar jo vetëm për institucionin, por edhe një memorie historike për Shqipërinë.

Gjatë bashkëbisedimit, Drejtoresha e përgjithshme e ATSH u shpreh se arkiva numëron rreth 250 000 foto të cilat datojnë që nga viti 1945. “Ato pasqyrojnë etnografi, histori, kulturë dhe etapat në të cilat ka kaluar vendi dhe shumë aspekte të tjera”, evidentoi ajo.

Zhupa e informoi ambasadorin Zingraf lidhur me punën që po bën institucioni i drejtuar prej saj për konservimin dhe dixhitalizimin e arkivës së fotove. Ajo kërkoi mbështetjen financiare të ambasadës gjermane për realizimin e kësaj sfide.

Nga ana e tij, ambasadori Zingraf shprehu mbështetje për këtë projekt që ka për qëllim që ta bëjë të aksesueshme arkivën e ATSH-së për opinionin e gjerë, por edhe brezin e ri.

Gjatë takimit, ambasadori Zingraf u ndal te mbështetja që qeveria gjermane ka dhënë ndër vite në Shqipëri, në fushën e trashëgimisë kulturore. Programi për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Jashtme Federale angazhohet në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mbarë botën. Në Shqipëri Ministria e Jashtme Federale ka mbështetur që prej vitit 1989 njëzet projekte për ruajtjen e vlerave kulturore, sikurse janë restaurimi i Kishës së Shën Antonit në Kepin e Rodonit, restaurimi i mozaikut paleokristian në Parkun Antigonea dhe mbrojtja e ikonave në Korçë.

Diplomati gjerman tha në takimin me drejtoreshën e ATSH-së se ky projekt dëshmon një dimension shumë interesant të agjencisë së lajmeve dhe do të jetë për diskutim në axhendën e punës së tij sapo të miratohet buxheti i ardhshëm.

Ambasadori Zingraf pa nga afër edhe ambientin ku ruhet arkiva fotografike e ATSH si buletine dhe negativ fotosh që datojnë që nga krijimi i institucionit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.