Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, ka folur për situatën në Kosovë.
“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO -s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të përmbajnë Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo sjellje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, theksoi Brnabić.
Ju kujtojmë se sot rreth orës 10, policia e Kosovës ka përdorur bomba goditëse dhe gaz lotsjellës gjatë kontrollove për mallra kontrabandë në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Gjakovë dhe Prishtinë.
Deri tani raportohen për 6 p[ersona të lënduar, ndër ta dhe 2 policë të Kosovës.
