Analisti u shpreh se gjatë fushatës janë shpërndarë ilaçe e deri te testi i enëve, ndërkohë që vetë deputetët kanë marrë naftë, para, makina me qira dhe kjo e bën të vështirë identifikimin e deklarimeve gjatë fushatës.
Por ai tha se paratë e shpërndara në fushatë kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Jo pak, por ishin 90 milionë euro ishin shpenzime të partive në fushatë. Kush mund ti kontrollojë dhe monitorojë këto shuma, ndërkohë a ka një filtër për origjinën e tyre? Mos harrojmë se gjatë fushatave është folur për lobime të ndryshme qoftë nga Soros apo dhe lobimi rus. A janë këto para Curri që ndikojnë në rezultate?
Curri: Ato janë kapur se edhe pse u dhanë nga firma ofshore ishin të deklaruara në Departamentin e Shtetit që shkojnë nga jashtë. Çanta me lekë që natën shpërndahen nga njerëz besnikë dhe e vetmja mënyrë për ti kapur është me metoda speciale të hetimit. Këto fonde apo para të zeza janë nga të gjitha anët dhe po u hap “Kutia e Pandorës” del shumë zbuluar. Për sa i përket rezultatit sigurisht që ndikojnë.