Debati mes Bashës dhe Ramës ka vijuar në foltoren e Kuvendit ku duke iu përgjigjur kryeministrit tha se nuk e ka konsideruar kurrë mik.
“Po të kishte një fije guxim drejtësia, gjysma e juaja do të ishte në burg sot. Prej ditës së parë në politikë je sjell si armiku im për atë që unë përfaqësoj dhe ske faj se sa herë më sheh të del para syve ora e rërës. Jam i gatshëm të marr leksione prindërie nga çdokush po jo prej teje. Halli janë shqiptarët po ty kaq ta ka prerë që ditën e parë në politikë”, tha ai.
Basha iu përgjigj dhe për “Foltoren” e ish kreut të PD-së Berisha duke thënë se ajo foltore është halli i Ramës.
“Foltorja nuk është halli im, po halli jot, është ding dongu. Bëhu gati dhe ti për foltore se ska foltore që të të shpëtojë ty”, tha ai.
