Arrestimet nga policia në mes të qytetit të Beratit kanë shtangur qytetarët.
Por siç duket kjo ka qenë vetëm një skenë xhirimi e një filmi turk ku skena me makinat e policisë për momentin ka bërë që të gjithë të habiteshin kur policët nxorën armët për të bërë arrestimin e personit që po ndiqnin.
Personi kapet dhe arrestohet ashtu siç ndodh në një aksion të mirëfilltë policie por i shoqëruari ka qenë një aktor turk i cili po realizonte skenën e një filmi që pritet të publikohet së shpejti.
