Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Dritan Hila/ Çfarë ka gjyshi që bërtet?!

23:55 / October 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1sb1sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me siguri është pyetja që i bëjnë vetes adoleshentët që janë në sfondin e foltores së Berishës!

Në fakt gjyshi ka të njëjtin hall që kanë pasur edhe paraardhësit e tij, vetëm se ky ka qëlluar pak më inatçor. Gjyshin e kanë nxjerrë nga shtëpia por nuk pranon të shkojë në azil. Dhe gjyshit bashkë me zemërimin po i vjen edhe çudi si i ndodhi edhe atij, megjithëse kjo është një histori e njohur.

I nxori Fatos Nano të gjithë udhëheqësit e PPSH-së në rrugë të madhe, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Pastaj gjysh Berisha, i futi edhe në burg.

Më pas Edi Rama i nxori të gjithë shokët e Fatosit në rrugë. Bërtitën edhe ata por nuk kishte kush veshë t’i dëgjonte.

Të njëjtën gjë po bën edhe Lulzim Basha, vetëm se ky ka edhe një hall tjetër: Nëse nuk nxirrte gjyshin nga shtëpia, buldozeri i rrugës së Elbasanit do i prishte komplet shtëpinë me çfarë kishte brenda.

Të gjitha sa po ngjajnë, janë as më pak dhe as më shumë kopje të asaj që ndodh në çdo parti kur një gjeneratë ka ikur dhe ardhur tjetra.

Kështu i ndodhi Fatos Nanos me gardën e vjetër, por më shumë sesa anëtarët e ish-byrosë u revoltua baza. Të cilët shpejt e kuptuan që ose do të ndiqnin Nanon ose do të përfundonin në histori.

Të njëjtën gjë bëri Rama me gardën e Nanos. U mbylli gojën, i margjinalizoi madje disa i përjashtoi. Derisa të gjithë e kuptuan kush komandonte dhe se një përçarje do t’i mbante larg pushtetit. Sot disa prej tyre janë kthyer në rreshtat e parë të PS por këtë herë jo si nostalgjikë por si dialektikë.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në PD, pavarësisht se Berisha ngjan i papërballueshëm në sallat që mbushin ndjekësit e tij, përpara një Bashe të squllët. Por kështu ka ngjarë edhe më parë. Kush e mendonte se dinozaurët e PPSH do të harroheshin? Kush e mendonte se gjithë ata ministra e deputetë punë e zulëm mëdhenj të PS së Nanos do viheshin në rresht nga një njeri që dikur e kishin pranuar vetëm si dekor ekstravagant të PS?

Në fund edhe në PD do fitojë Basha dhe linja e tij. Mund edhe të mos fitojë nëse më shumë se gjysma e PD është çmendur. Por atëherë Berisha do sundojë mbi gërmadhat e një partie, dhe britmat e tij nuk do jenë veçse klithmat e korbit mbi shtëpinë që dogji i zoti.

bertet dritan hila gjyshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.