Presidenti Meta ka uruar për ditëlindjen e tij të 77-të ish liderin e demokratëve Sali Berisha. Në postimin e tij në rrjetet sociale Meta thotë se sipas Biblës, numri 77 është simbol i përsosmërisë.
“Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes! Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë! 💐🇦🇱”, shkruan Meta.
