Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Arvizu: Në një moment perëndimi kishte besim tek Basha, por e ka humbur

20:52 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20160225 174315 25021699 07 1 CJJ6CA7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ambasadori amerikan në vendin tonë Aleksandër Arvizu deklaron se ndoshta opozitës i ka ardhur momenti për të ndryshuar lidershipin e saj. Në komentin e tij për situatën e fundit politike në vendin tonë, Arvizu nënvizon se në një moment të caktuar perëndimi kishte besim tek Basha, por që tashmë një pjesë të mirë të këtij besimi e ka humbur. “Në një moment të caktuar perëndimi kishte besim tek Z. Basha. Mendoj se një pjesë të mirë të këtij besimi e ka humbur. Mbase ai mund ta rifitojë këtë besim, ose mbase ka nevojë për ndryshim në lidershipin e opozitës, këtë nuk e di. Unë besoj se PD nuk ka reflektuar sa duhet për çka ndodhi në vitin 2013 dhe vitin 2017, por ka me të vërtetë njerëz të shkëlqyer që janë të djathtë. Dua ta mbyll duke thënë se kur mendoj për miqtë e mi shqiptarë, dhe besoj shikuesit tuaj do të habiten me këtë, unë kam më shumë miq të djathtë, ose që kanë qenë të persekutuar nga komunistët, nga zonat malore dhe kodrinore të Shqipërisë, se sa kam miq socialistë, apo të majtë. Disa prej tyre vazhdojnë ta mbështesin PD, por shumë prej tyre janë aktualisht të zhgënjyer. Dhe unë ndihem keq për të djathtët në Shqipëri, sepse ata duhet të kenë një zë dhe një parti që i përfaqëson”, tha Arvizu.

Në intervistën e dhënë për TCH, Arvizu foli edhe për Berishën. “Ai thotë se është thjeshtë një deputet i zakonshëm, megjithëse tashmë ka e djegur mandatin e tij. Unë besoj se në disa raste z. Berisha fajësohet për gjëra të cilat nuk janë plotësisht përgjegjësi e tij. E kam thënë edhe më parë që unë besoj se ai ka dhënë kontribut të shkëlqyer për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Shqipërisë, por ai ka krijuar edhe shumë probleme. Dhe unë besoj se një prej problemeve të tij kryesore është qasja e tij tërësisht kundërshtuese në politikë. Kështu që, nuk besoj se ai do të ndryshojë, nuk besoj se ka ndryshuar sot, por gjithashtu nuk besoj se është e drejtë që Z. Berisha të fajësohet për gjithçka. Z. Basha është kreu i partisë dhe ai ka shumë përgjegjësi”, deklaroi ish-ambasadori amerikan.

Aleksandër Arvizu TCH
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj takon në SHBA ish-ambasadorin Arvizu: Mik i vyer dhe avokat i përjetshëm i Shqipërisë

15:28 / September 28, 2024

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024

Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur

21:54 / March 18, 2024

Përndoqi për një vit një vajzë, kapet 38-vjeçari

14:00 / March 15, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.