Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Cila është deputetja që iu bashkua në Korçë Berishës?

21:25 / October 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
deputetja1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër deputete i bashkohet liderit historik të PD, Sali Berisha. Sorina Koti deputete e Partisë Demokratike e cila është njëkohësisht edhe nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha t’i kthejë forcën kësaj partie.

E pranishme në Korçë, Koti tha se duhet të ketë një zgjidhje që PD-ja të rikthehet në partinë që ishte dikur.

“Është vërtetë pikë shumë e vështirë, po ju kërkoj ju si themelues i Partisë Demokratike, si një nga njerëzit që e keni udhëhequr këtë forcë, ju kërkoj të gjejmë një rrugëzgjidhje, një mënyrë për ta kthyer Partinë Demokratike në forcën e saj. Forca jonë është bashkimi, faleminderit doctor”- tha Koti.

Berisha tha se e vetmja zgjidhje është vota e lirë dhe se për këtë arsye ka kërkuar që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

“Shqetësimi që shpreh është shumë i drejtë. Nëse më pyet se nga duhet t’ia nisim për të kapërcyer këtë situatë? Nga eksperienca ime ju them se mund t’ia nisim vetëm nga vota. Në ç’kuptim? Nëse kaluam nga humbja në humbje dhe kryetari nuk dha dorëheqjen. Ai mori vendime që nuk duhej t’i merrte. Nuk mund t’i merrte sepse statuti cakton ndryshe. Prandaj thamë të mbledhim Kuvendin. Sepse Kuvendin e kemi forumin më të lartë dhe më të fuqishëm. Në Kuvend të përcaktojmë disa rregulla. Ne i kemi potencialet e bashkimit. Vota ime peshon sa vota e çdokujt prej jush. Unë i besoj këtij mekanizmi. Ky mekanizëm na ka shpëtuar ne. Ne ishim njerëz me mendësi totalitare. Sherret që kishim i kapërcenim me vota. Ndaj e kuptoj shqetësimin tuaj, por të jesh e sigurt se ne synojmë vetëm bashkimin”, tha Berisha.

bashkua berishes deputetja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.