Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama kthehet nga Italia: Gazetë më gazetë për të pastruar baltën që lidershipi qorr i opozitës hodhi

21:47 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverisë ishte në vendin fqinj për një ditë ku ka qenë pjesë e disa emisioneve dhe intervistave në gazeta për të pastruar sikur thotë ai, baltën që hodhi opozita mbi Shqipërinë. Në intervistën e fundit në Itali për TG5, kryeministri u shpreh se jashtë perimetrit 1 km të opozitës jeta vijon normalisht.

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Shqipëri pas vizitës në Itali. Kreu i qeverisë ishte në vendin fqinj për një ditë ku ka qenë pjesë e disa emisioneve dhe intervistave në gazeta për të pastruar sikur thotë ai, baltën që hodhi opozita mbi Shqipërinë.

“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia Humbësa Pa Dinjitet” shkruan Rama.

Në intervistën e fundit në Itali për TG5, kryeministri u shpreh se jashtë perimetrit 1 km të opozitës jeta vijon normalisht. “Kohët kanë ndryshuar radikalisht dhe tani ne jemi në një periudhë rritje të rëndësishme dhe kemi nivelin më të ulët të papunësisë në 27 vitet e fundit.

Po mundohemi të rritemi më shumë në sektorin e turizmit. Kemi arritur gati gjysmë milionë turistë italianë vitin e kaluar dhe duam ta tejkalojmë këtë numer. Edhe për këtë unë jam në Itali, për t’i thënë të gjithëve që ato pamje jo pozitive janë të një proteste që zhvillohet në një perimetër prej një kilometri, jashtë këtij perimetri jeta vazhdon.

Është një revoltë e estabilshmentit të vjetër që u largua pesë vite e gjysmë më parë me një milionë vota, një gjë e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe që ka lënë pas një vend me probleme të mëdha, të cilat ne po luftojmë. Ka shumë sfida, Shqipëria nuk është pa probleme, por jemi në rrugën e duhur.

Kemi një mandat, kemi disa detyrime kundrejt njerëzve dhe nuk mund të themi, tani anullojmë lojën, fillojmë nga fillimi dhe t’i lejojmë kundërshtarëve tanë të bëjnë skuadrën që ata duan për të fituar ndeshjen” përfundoi Rama.

opozites Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.