Deklarata e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare se shumë shpejt Shqipëria do të ketë dy satelitë në hapësirë shkaktoi mjaft reagime në vend. Shumëkush mendoi se ishte një batutë e tij, por kryeministri e përforcoi këtë deklaratë pas mbledhjes së kryesisë së PS-së një ditë më pas.
“Do ketë satelit dhe do ketë shpejt për të forcuar kontrollin në territorin e saj, jo vetëm satelitë po drone inteligjentë që do të na ndihmojë për ta çuar vendin në nivel tjetër nga aspekti i administrimit të territorit të vetë dhe këto janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, tek ndërtimet, tek monitorimi lidhur me informacionin që duhet strukturave të shtetit për luftën kundër trafiqeve, patjetër për të çuar deri në fund përpjekjet për të izoluar plotësisht territorin e kultivimit të lëndëve narkotike, për të mbjellat e bujqësisë, për shumë shumë çka, por natyrisht dhe për të luftuar në mënyrë cilësore krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme dhe patjetër duke pasur në dispozicion këtë arsenal për të pasur parasysh marrëdhëniet që zhvillohen në territor dhe që shumë herë komprementohen nga punonjës policie të korruptuar. Vende të tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë dhe e mira e kësaj kohe të teknologjisë së lartë, është se nuk ka nevojë të jesh vend super i zhvilluar për të bërë kapërcim epokal duke vënë në dispozicion mjete të kësaj natyre që kanë një sofistikim që i kapërcen kufijtë e imagjinatës”, tha Rama më 15 tetor.
KOSTOT FINANCIARE DHE A NA DUHEN NE SATELITET
Kostoja për të dërguar një satelitë në hapësirë është rreth 200 milionë dollarë në një kohë kur buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes është vetëm rreth 180 milionë euro në vit. Tirananews bëri një hulumtim lidhur me procedurën e lëshimit të një sateliti në hapësirë, që aktualisht në gjithë botën e zotërojnë vetëm 17 shtete, dhe kostot e saj, krahas mbulimit me kuadrin ligjor.
Sipas Howstuffworks, ndërtimi i një makinerie kaq komplekse kërkon shumë burime dhe vetëm agjencitë qeveritare dhe koorporata miliarda dollarëshe kanë qenë në gjendje ti futen biznesit të satelitit. Vetëm një satelit tipik për motin ka një çmim prej 290 milionë dollarë, një satelit spiun kushton 100 milionë dollarë shtesë. Këtu shtohet dhe kostoja e mirëmbajtjes dhe riparimit të satelitëve. Gjithashtu kompanitë paguajnë për gjerësinë e e brezit satelitor, njësoj siç duhet të paguajnë përdoruesit e celularëve, e këto kosto sipas GlobalCom arrijnë në 1.5 milionë dollarë në vit.
Tjetër faktor i rëndësishëm është dhe kostoja e lëshimit. Nisja e një sateliti të vetëm në hapësirë mund të kushtojë nga 10 në 400 milionë dollarë në vit, në varësi të llojit të raketës që lëshohet.
KUADRI LIGJOR
Ligji ndërkombëtar lejon çdo shtet iniciativën e të pasurit një satelit por shtetet kanë detyrimet e tyre në hartimin e legjislacionit kombëtar. Qëllimi është të shërbejë në të mirë të njerëzimit dhe vet shtetit. A duam satelitë për komunikim, vëzhgim të hapësirës, motit apo për qëllime ushtarake. Sido që të jetë nevojitet legjislacion, në rast për përdorim të mirëfilltë civil nevojitet Agjencia për Menaxhimin Hapësinor të vendit dhe për përdorim për mbrojtjen nevojitet kuadri ligjor se kush do ta përdorë dhe juridiksioni. Nëse nevojitet për kontroll territori atëherë do të duhej kuadri ligjor si ministria e Mbrojtjes mund t’ja kaloj asaj të Brendshme këto informacion dhe a do ta justifikonin dot këto kosto kur mund të përdoreshin dronë (UAV) me kapacitet të lartë fotografimi dhe autonomie qëndrimi në ajër, kostoja e të cilave shkon deri në 500 mijë dollarë. Kuadri ligjor duhet të përfshijë mbrojtjen e të dhënave, përgjimet, gjurmimi i celularëve etj. Nëse satelitët do të kenë akses në internet dhe me automatizimin e kontrollit të infrastrukturës kritike të një shteti, atëherë ekspozohemi shumë ndaj luftës kibernetike.
Rruga që mund të ndjekë Shqipëria dhe që duket edhe më e mundshmja është përfshirja e saj në programin turk të lëshimit të hapësirë të satelitëve. Prej 2018-s, kur Turqia krijoi agjencinë e saj të hapësirës është investuar agresivisht në këtë sektor dhe vetëm në fillim të këtij viti Presidenti turk, Recep Taip Erdogan u takua me Elon Musk për ta parë mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë. Duke shfrytëzuar miqësinë mes dy vendeve, Ankaraja mund të jetë raketa ngjitëse e dy satelitëve shqiptarë në orbitë, por edhe ofruesja e mirëmbajtjes së tyre.
CFARË ËSHTË NJË SATELIT

Satelitet është një objekt që lëviz rreth një objekti më të madh. Ato ndahen në natyral dhe artificial ose të krijuar nga njeriu.Artificialët janë makineri të krijuara nga njeriu që lëshohen në hapësirë dhe orbitojnë tokën.
Nga do të lëshohen këto makineri “Satelitë”, kemi kapacitetet tona apo marrëveshje me ndonjë shtet tjetër?
Kush do ti menaxhoje apo kontrollojë këttë apo këto satelitë?
Me kë shtet kemi marrëveshje apo do të bëjmë marrëveshje për lëshimin e satelitëve? Nga kush shtet do ti blejmë?
Ligji ndërkombëtar Hapësinor parashikon për dëmet ndaj palëve të treta që mund të shkaktohen gjatë lëshimit, lëvizjes në hapësirë dhe kthimit në tokë pas mbarimit të jetës së një sateliti artificial ose “Man Made”.
Satelitet artificial: Sipas qëllimit ato ndahen në disa kategori kryesore:
Kërkim (research)
Satelitët që shërbejnë për kërkime kanë si object hapësirën e jashtme, fluksin magnetic, rrezet kozmike, mikrometeoret, objektet qiellor që janë të vështirë për tu vëzhguar nga toka.
Komunikim (communications)
Keta satelitë bejnë të mundur trasmetimin për radio, telefoni, televizione dhe internet.
Meteorologjik (Weather)
Këta bëjnë të mundur informacionin e vazhdueshëm, të azhornuar të situatës atmosferike, retë dhe temperaturës.
Navigimi (navigational)
Keta satelitë bejnë të mundur navigimin nëprmjet sinjalit GPS dhe ka shumë agjensi që e ofrojnë si nga SHB, Rusia dhe Agjensia europiane së fundmi me Galilleo.
Aplikime (applications)

Këta satelitë janë satelitë që shërbejnë për kërkime për përmirësimin e satelitëve, dmth teste sesi ato mund të performojnë më mirë, kërkime për komunikime në të ardhmen etj.
Në kategoritë e lartpërmendura hyjnë ato për përdorimin për kërkime për njerëzimin, komercial apo tregtar siç janë mediat, komunikimi dhe civil siç mund të jenë përdoruesit e navigimit, satelitë për kërkime shkencore etj Të gjithë këta satelitë nuk ofrojnë imazheri të detajuar në të cilën mund të kryesh kontroll me rezolucion të lartë të territorit. Ato kryhen nga satelitë të llojit “survelliancë” që përdoren nga forcat e armatosura të një vendi. Agjencitë e vendeve që kanë satelitë menaxhojnë dhe rregullojnë kuadrin e përdorimit për sa më lart ndërsa ato ushtarakë janë të rregulluar me ligj të veçantë.
Pyetjet që lindin:
Kush është qëllimi që do të kenë satelitët?
Do të jenë për qëllime civile apo ushtarake dhe bazuar në këtë do të krijojmë agjensi apo komandë apo do ti delegohet dikujt dhe me çfarë tagri.
Nëse janë për kontroll territori kush do t’i kontrollojë ata? Shqipëria nuk ka legjislacion dhe komandë për komandimin e satelitëve dhe qëllimin e përdorimit të tyre në aspektet ushtarake.
Nëse do të jenë në funksion të mbrojtjes me çfarë legjislacioni do të ruhen dhe shpërndahen agjencive të tjera qeveritare në rast se e kërkojnë.
Me anë të këtyre satelitëve mund të bëhet gjurmimi i telefonit, dëgjimi i bisedave, kush do ti mbrojë këto të dhëna?
Cilat janë implikimet në kontekstin gjeopolitik të pasjes së satelitëve që mund të japin imazhe të detajuara sepse këtë lloj kapaciteti Intelligence, Survelliance, Recognition e kanë vetëm vëndet e fuqishme ushtarakisht.
A nuk janë të mjaftueshëm UAV (Unmanned Aircraft Vehicle) për qëllim kontroll territori sepse kërkohet blerja e satelitëve, lëshimi i tyre në hapësirë dhe menaxhimi i ciklit jetësor të tyre deri te kthimi në tokë.

Kostot financiare:
Satelitët janë goxha të kushtueshëm në bazë të qëllimit të tyre. Ato kërkojnë kosto edhe për frekuencën që do të përdorin. Për të marë një frekuencë nuk është e vështirë sepse aplikohet parimi” first come and first serve”, por cdo vit ka një tarifë, plus shtoji koston e mirëmbajtjes dhe riparimit në bazë të nevojave. Hapesira jone ajrore është aq e vogël sa sateliti e përshkon për 3-5 min dhe nuk ja vlen aspak të investosh një mjet të tillë esktra të shtrenjtë.
PËR CFARË SHËRBEJNË SATELITËT
Ambicia për të patur satelitë eshtë një ëndërr e një shteti sepse ata konsiderohen pikat e larta të vrojtimit në kontekstin ushtarak ndërsa në atë civil ata janë për të përmbushur dëshirat e njeriut për të eksploruar, komunikuar dhe naviguar.
Në parim është një, iniciativa për të patur satelitë është e mirë dhe e bukur sepse jep prestigj, siguron informacion, ndihmon në rastet e parandalimit apo marrjes së masave ndaj fatkeqësive natyrore si dhe siguron superioritet ndaj shteteve të tjera në aspektet e mbrojtjes. Ana tjetër e medaljes lidhet me kostot dhe benefitet.
Për të ndërmarrë një iniciativë të tillë duhet që qëllimi të justifikojë kostot, konteksti gjeoplotik si dhe legjislacioni ndërkombëtar dhe ai vendas.
Satelitët kanë disa qëllime sic është ai i sigurimit të informacionit dhe komunikimit nëpërmjet valëve radio, televizonit, internetit. Këto janë në fushën civile të medias dhe komunikimit. Një gjë e tillë mund të arrihet dhe tashmë sigurohet nëpërmjet agjensive të tjera që e kanë këtë shërbim. Nuk ka kuptim harxhimi i parave kur ky informacion mund të merret shumë thjesht nga shërbimet që ofrohen në treg. Në fund të fundit shumica e shteteve të globit përfshirë dhe ato që gëzojnë asete të mëdha ekonomike këtë gjë bëjnë, nuk investojnë pafund në satelitë por i blejnë shërbimet që ato ofrojnë. Satelitët kanë kosto në blerjen e tyre, lëshimin e tyre në hapësirë, mirëmbajtjen si dhe faturën e përdorimit të frekuencës gjë e cila është e përfshirë në momentin që një shtet ka një satelit në orbitë. Ku do ta blejmë këtë teknologji, nga do ta nisim, cili është qëllimi e çfarë mendojnë partnerët.Nga ana tjetër ato duhen parë në këndvështrimin gjeopolitik.
J.F. Kennedy mbajti një fjalim për të shkuar në hënë sepse donte të tregonte supremacinë amerikane ndaj asaj sovietike që kishte përparuar në vajtjen në hapësirë si dhe në dërgimin e satelitit të parë ‘Sputnik’. Përvec aspektit për qëllime në të mirë të njerëzimit, vëzhgimit të hapësirës, fenomeneve natyrorë të motit, satelitët nga shtet e forta ushtarakisht përdoren për të marrë informacion, imazhe, vëzhgim të armikut etj. Ky lloj përdorimi i satelitëve kërkohet kur shtetet kanosen nga rreziqe e kërcënime eminente apo të pritshme nga armiqësitë e mëdha. Nëse një vënd i vogël kërkon të pajiset më këtë lloj kapaciteti do të përballet dhe me reagimet e fqinjëve apo zonës së tij të influencës. Nëse e kërkon për përdorim të brendshëm implikimet janë në kuadrin ligjor se kush do ti kontrollojë këto kapacitete, me kë komandë sepse hapësira ndryshe nga kompetenca territorial e tanishme nuk është e parashikuar të paktën deri më tani në legjislacionin aktual shqiptar.
Si konkluzion, satelitët janë një ambicie shumë e mirë por duke parasysh më parë, gjendjen reale ekonomike të një shteti, kostot financiare jo vetëm për blerje por edhe në mirëmbajtje, garancitë në rast dëmi të satelitit, kuadri ligjor dhe konteksti gjeopolitik.
Pra, çështjet që ngrihen në rastin e vendit tonë janë:
- Kapacitete shkencore dhe njerëz njohës të operacionece hapësinore (duhen të pakten 10 vjet t’i përgatisësh)
- Nuk kemi aktet ligjore dhe nënligjore te nevojshme (5 vjet pune)
- Nuk kemi qendren e Komandim kontrollit të Satelitëve.
- Nuk kemi mundësi teknike për prodhim, hedhje, miremajtje, operim dhe ulje e sigurte në toke apo vetë shkatërrim të satelitit në ajër.
- Nuk kemi asnjë kapacitet për të menaxhuar dëmet që mund të vijnë nga dalja nga kontrolli apo rënia e tij në një zonë të banuar diku në botë.
- Hapësira jonë ajrore është aq e vogël sa sateliti e përshkon për 3-5 min dhe a e justifikon në këtë rast kostoja qëllimin./ Tirananews.al
KUADRI LIGJOR I VENDEVE TE TJERA
ALGJERIA
“Decree Concerning the Creation, Organization and Functioning of the ASAL” Presidential Decree n. 02-48 of 16 January 2002 (original version)
ARGJENTINA
“Creation of the National Commission on Space Activities (CONAE)” National Decree n. 995 of 28 May 1991 (original version)
“Establishment of the National Registry of Objects Launched into Outer Space” National Decree n.125 of 25 July 1995 (original version)
“National Space Plan”
National Decree n. 532/2005 (original version)
List of Argentina’s legislative documents related to space activities
AUSTRALIA
“Space Activities Act 1998” Act n.123 of 1998 as amended
“Space Activities Regulations 2001” Statutory Rules 2001 n. 186 as amended
“Space Activities (approved Scientific or Educational Organizations) Guidelines 2004” Guidelines of 3 February 2004
List of administrative and non administrative documents concerning Australian commercial
BANGLADESH
“Act Concerning the Creation of the SPARRSO as an Autonomous Organization” Act n. 29 of 1991
BELGJIKA
“Law on the Activities of Launching, Flight Operations or Guidance of Space Objects” Law of 17 September 2005 (original versions)
Law of 17 September 2005 (unofficial translation)
“Royal Implementing Decree”
Royal Decree of 19 March 2008 (original version)
Royal Decree of 19 March 2008 (unofficial translation)
BRAZILI
“Law Establishing the Brazilian Space Agency” Law n. 8.854 of 10 February 1994 (original version)
“Law on sensitive goods”
Law n. 9.112 of 10 October 1995 (original version)
“Decree that Creates the National System for the Development of Space Agencies” Decree n. 1.953 of 10 July 1996 (original version)
“Resolution on Commercial Launching Activities from Brazilian Territory”
Resolution n. 51 of 26 January 2001 (original version)
Updated list of the Brazilian legislative documents related to space activities
KANADA
“Canadian Space Agency Act” S.C. 1990, c. 13 as amended (2005)
S.C. 1990, c. 13 as amended (French version)
“Remote Sensing Space Systems Act” S.C. 2005, c. 45 as amended (2007)
S.C. 2005, c. 45 as amended (French version)
KILI
“Decree concerning the Establishment of a Presidential Advisory Committee Known as the Chilean Space Agency”
Supreme Decree n. 338 of 17 July 2001(original version)
Supreme Decree n. 338 of 17 July 2001(unofficial translation)
KINA
“Space Object Registration Management Method” Order n.6 of 8 February 2001 (original version)
“A Consumer Space Trip Launching Project Permit Management Tentativeness Valve Method” Order n.12 of 21 November 2002(original version)
Orders n.6 and n.12 (unofficial translation)
“China Space Activities”
White Paper of 15 December 2003
“China Space Activities in 2006” White Paper of 12 October 2006
Updated list of Chinese legislative documents related to space activities
KOLUMBIA
“Decree 2442 of 2006 on the creation of the Colombian Commission of Space (CCE)” Decree 2442 of 18 July 2006 (original version)
List of Colombian legislative documents related to space activities
FRANCA
“Law Establishing the National Centre for Space Studies” Law n. 61-1382 of 19 December 1961 (original version)
“Decree Concerning the Creation of the Space Committee” Decree 89-508 of 19 July 1989 as amended (original version)
“Law Concerning Space Operations”
Law n. 2008-518 of 3 June 2008 (original version)
Law n. 2008-518 of 3 June 2008(unofficial translation offered to the Journal of Space Law)
GJERMANIA
“Law Governing the Transfer of Responsibilities for Space Activities” Law of 8 June 1990 as amended (original version)
“Satellite Data Security Act”
Law of 23 November 2007 (original version)
Law of 23 November 2007 (unofficial translation)
ITALIA
“Law for the implementation for the Convention on International Liability for damages caused by space objects”
Law n. 23 of 25 January 1983 (original version)
Law n. 23 of 25 January 1983 (unofficial translation)
“Law on the Establishment of the Italian Space agency”
Law n.186 of 30 May 1988
“Decree Concerning the Reorganization of the Italian Space Agency (A.S.I.)” Legislative Decree n. 128 of 4 June 2003 (original version)
“Law on Registration of space objects” Law n. 153 of 12 July 2005
List of institutional documents concerning the Italian space activities
IRANI
“Statute of the Iranian Space Agency” (2005 and 2008)
Available in the Journal of Space Law, Volume 34, Winter 2008, Number 2.
JAPONIA
“Law Concerning the National Space Development Agency of Japan” Law n. 50 of 23 June 1969 (unofficial translation)
“Law Concerning Japan Aerospace Exploration Agency”
Law n. 161 of 13 December 2002 (not authorized translation)
“Fundamental Act of Outer Space”
Law n. 43, 2008 (unofficial translation offered to the Journal of Space Law)
“Basic Plan for Space Policy” Document issued in 2009
MEKSIKA
“Law that Creates the Mexican Space Agency” Decree of 2010 (original version)
HOLANDA
“Space Activities Act”
Bill of 13 June 2006 (English version provided by the Netherlands)
NORWAY
“Act on Launching Objects from Norwegian Territory in Outer Space” Act n. 38 of 13 June 1969 (unofficial translation)
FEDERATA RUSE
“Edict on Structure of Management of Space Activities in Russian Federation” Presidential Edict n. 185 of 25 February 1992 (unofficial translation)
“Law of the Russian Federation “About Space Activities”
Decree n. 5663-1 of the Russian House of Soviets, 20 August 1993 (unofficial translation)
“Edict on the Organization of Further Utilization of the Baikonur Cosmodrome in the Interests of
the Russian Federation’s Space Activity”
Presidential Edict n. 2005 of 24 October 1994 (unofficial translation)
“Regulations of Russian Space Agency”
Resolution n. 468 of 15 May 1995 (unofficial translation)
“Statute on Licensing Space Operations”
Resolution n. 104 of 2 February 1996 (unofficial translation)
“Decree on Measures to Fulfil the Russian Federal Space Program and International Space Agreements”
Decree n. 422 of 12 April 1996 (unofficial translation)
“Regulations of Russian Federation on Space Activities” Resolution n. 314 of 26 June 2004 (original version)
“Law on Russian Federation on Navigation” Law of 30 January 2009 (Japanese version)
AFRIKA E JUGUT
“Space Affairs Act”
Statutes of the Republic of South Africa – Trade and Industry n. 84 of 23 June1993
“Space Affaires Amendment Act” Act 1530 of 6 October 1995
“Astronomy Geographic Advantage Act” Act n. 21 of 2007
“South African National Space Agency Act” Act n. 36 of 2008
“National Space Policy” December 2008
KOREJA E JUGUT
“Space Development Promotion Act” Law n. 7538 of 31 May 2005
Law n. 7538 of 31 May 2005 (same document but different translation)
“Space Liability Act”
Law n. 8852 of 21 December 2007 (not authorized translation)
SPANJA
“Royal Decree on the Establishment of a National Registry in Compliance with the Registration Convention”
6058 Royal Decree n. 278 of 24 February 1995
SUEDIA
“Act on Space Activities”
Act n. 1982:963 of 18 November1982 (original version)
Act n. 1982:963 of 18 November 1982 (unofficial translation)
“Ordinance on Space Activities”
Ordinance 1982:1069 of 25 November 1982 (original version)
Ordinance 1982:1062 of 25 November 1982 (unofficial translation)
“Ordinance with Instructions for the Space Board” Ordinance n. 1996:80 of 15 February 1996 (original version)
Updated list of Swedish legislative documents related to space activities (see “Space
UKRAINA
“Decree on the Establishment of the Ukrainian Space Agency” Decree n. 117 of 29 February 1992 (original version)
“Law of Ukraine on Space Activity”
Law of the Supreme Soviet n. 503/96-BP of 15 November 1996 (unofficial translation)
“Decree on Provisions for the National Space Agency of Ukraine”
Presidential Decree n. 665/97 of 22 July 1997 as amended in 2006 (original version))
“Law on State Support of Space Activities”
Law n. 1559-III of 16 March 2000 (original version)
“Decree on Space Industry Development”
Decree n. 933/2005 of 10 June 2005 (original version)
List of Ukrainian legislative documents related to space activities
MBRETERIA E BASHKUAR
“Outer Space Act 1986”
1986 Chapter 38 of 18 July 1986
SHBA
“The National Aeronautics and Space Act of 1958” Public Law n. 85-568, unamended
Public Law n. 85-568, as amended
“Commercial Space Act of 1998” Public Law n. 105-303
“Commercial Space Launch Amendments Act of 2004” Public Law n. 108-492 of 23 December 2004
“National Space Program” U.S. Code, Title 42, Chapter 26
“Land Remote Sensing Policy” U.S. Code Title 15, Chapter 82
“Commercial Space Launch Activities” U.S. Code Tile 49, Subtitle IX, Chapter 701
“Space Transportation Infrastructures Matching Grants” U.S. Code Tile 49, Subtitle IX, Chapter 703
“Inventions in Outer Space”U.S. Code Title 35, Part II, Chapter 10, Section 105