Drejtoria e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve pranë OSSH bashkë me policië ka nisur inspektime në të gjithë vendin ku janë proceduar për vjedhje rreth 60 abonentë në vetëm pesë ditë.
Në video shihet se si vidhet energjia direkt nga shtylla e tensionit. Sipas OSHEE, kjo formë e vjedhjes së energjisë elektrike është më e përdoruara, kryesisht në zona rurale. Rasti në fjalë është në njësinë Katund i Ri, Durrës, ku duket qartë lidhja e paligjshme në mes të ditës.
