Ish deputetja socialiste, Edlira Bode është emëruar drejtoreshë e spitalit të Traumës.
Ajo është prezantuar në mjediset e spitalit ku u njoh nga afër dhe me stafin. Mjeke në profesion, Bode ka mbajtur mandatin e deputetit në vitet 2017-2021 ku përfaqësoi qarkun e Korçës.
