Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Përçarje” PD-LSI? Vasili: Nismat janë të Bashës jo tonat, u habita nga propozimet për “Territorialen”

20:55 / October 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë është fakt që PD dhe LSI nuk bashkërendohen për qëndrimet e tyre politike. Nënkryetari i LSI Petrit Vasili deklaroi në ABC se partia e tij nuk ka marrë asnjë dokument apo propozim nga kryedemokrati Lulzim Basha sa i takon tre amendamenteve në lidhje me “Zgjedhoren”, “Territorialen” dhe vettingun e politikanëve. Lidhur me këtë të fundit, duket se pakënaqësia e LSI vjen edhe me faktin se PD ka kërkuar që ata të hetohen nga SPAK, strukturë e cila sipas Vasilit, nuk është as ¼ e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Nuk e kam parë fare këtë propozim. Nuk e kam lexuar. Nismat shikohen e zeza në të bardhë. Unë nuk mund të diskutoj një koment në studio. Unë si forcë politike nuk kam një dokument të tillë. SPAK nuk ekziston, por është vendosur në krahun e kapjes së shtetit. Nuk e kemi diskutuar me PD. Nuk kemi pasur as komunikim as diskutim. Janë nismat e saj, nuk jemi informuar. Nuk ka pasur asnjë diskutim për këtë çështje. Për çështje të tjera nuk ka pas. Çdo votë e LSI do jetë sipas identitetit tonë politik. Nuk lidhet me rreshtime. PD zgjodhi të mos e votojë vettingun ndërsa ne e kemi votuar”, u shpreh Vasili.

Ndalur te reforma territoriale, Vasili theksoi se është i habitur me propozimet e PD, duke kujtuar kohën kur ajo kundërshtoi reformën e mbështetur nga LSI. “As propozimet për reformën territoriale, jam shumë i habitur. Është lutur PD të japë kontributin e saj. Ne si LSI kërkuam reformë gjithpërfshirëse, por PD kundërshtoi në mënyrë të habitshme”, deklaroi ai.

Vasili komentoi edhe konfliktin e brendshëm në PD, mes Bashës dhe Berishës. Ai nuk dha një krah se kë mbështet mes të dyve, por qëndrimi i tij u lexua hapur me qëndrimin pro mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, nismë kjo e ish-kryedemokratit Sali berisha.

“Unë në konfliktet e shtëpisë nuk hy kurrë. Merrem me punët e shtëpisë sime. Nuk jam marrë. E vetmja gjë që mund të them, por përderisa hidhet një produkt politik, principet e respektimit të votës dhe promovimet që ka bërë Berisha, besoj janë të shëndetshme”, u shpreh Vasili.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.