Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Janë shumë të fuqishëm”, gazetari i njohur nxjerr prapaskenat e forta: Këta personazhe janë përfshirë në vrasje në Tiranë dhe Vlorë

19:14 / October 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krim vrasje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detajet lidhur me dosjen e prokurorisë së Vlorës e Tiranës lidhur me një grup kriminal që vepronte në së paku këto 2 qytete.

Ai tha se një nga 3 personat që po hetohet është një ish-polic që ka punuar si IT në polici dhe ka rezultuar si i implikuar në një nga grupet kriminale më të rrezikshme në Vlorë.

Qyno shtoi se këto personazhe janë shumë të fuqishme në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera. Këta janë përfshirë në shumë vrasje kriminale në Tiranë dhe Vlorë, më 3-4 viktima.

“Ka një dosje që është hetuar nga prokuroria e Vlorës dhe më pas ka kaluar në Tiranë, sepse bëhet fjalë për një grup kriminal që vepron në Vlorë, por edhe në Tiranë. Një nga 3 personat që po hetohet është një ish-polic që ka punuar si IT në polici. Ai doli i implikuar në një nga grupet kriminale më të rrezikshme në Vlorë dhe merrte informacione për një personazh të botës së krimit dhe ia kalonte grupit që bashkëpunonte. Roli i tij ka qenë për të dhënë informacione, duke i marrë nga policia si dhe duke përdorur një agjenci turistike në zonën e Myslym Shyrit.

Punonjësja e agjencisë turistike dhe i fejuari saj akuzohen për sigurimin e informacioneve për vrasjen e një personi tjetër.

Këto personazhe janë shumë të fuqishëm në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera. Këta janë përfshirë në shumë vrasje kriminale në Tiranë dhe Vlorë, me 3-4 viktima. Ka dy grupe që veprojnë në Vlorë dhe Tiranë. Ai i Tiranës është më i fuqishëm nga ana ekonomike. Grupi i Vlorës është më agresiv dhe hidhet me shpejt në sulm me armë”, tha Qyno për Ora News.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.